KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari i OAK-së Osman Havolli takoi Ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri

21 January 2019

ekipi

21.01.2019, Prishtinë – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës z. Osman Havolli, u prit në takim me ftesë nga Ministri i Drejtësisë z. Abelard Tahiri.

Vizita e Kryetarit Havolli vë në pah bashkëpunimin e ndërsjelltë të OAK-së dhe Ministrisë së Drejtësisë, me qëllim të identifikimit, trajtimit dhe zgjidhjes së problemeve me të cilat përballen avokatët, e në përgjithësi sistemi i drejtësisë në vend.

Në këtë takim, u theksua nevoja e domosdoshme e bashkëpunimit në mes të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës ligjore në të gjitha çështjet në të cilat avokatët mund të japin kontributin më të madhë për shkak pozitës së tyre dhe përvojës në interpretimin e ligjeve, në punën e tyre të përditshme.

Kryetari Havolli shtroi çështjet kryesore dhe sfidat me të cilat përballen avokatët, dhe nevojat që duhet të ndërmirren në përmirësimin e infrastrukturës ligjore, duke përmendur ndryshimin e Ligjit të Procedurës Kontestimore, ndryshimin e Ligjit për Noterinë, luftimin e kuazi Avokatisë, çështjen e përfaqësimit të një anëtari nga Oda e Avokatëve të Kosovës në Këshillin Prokurorial etj.

Ministri Tahiri deklaroi se do të angazhohet personalisht dhe bashkarisht me kabinetin e tij, që të përkrahin maksimalisht Odën e Avokatëve të Kosovës në të gjitha çështjet që kjo e fundit duhet t’i adresoj në formë të shkruar.

Kryetari Havolli dhe Ministri Tahiri u pajtuan se bashkarisht do të punojnë që këto ligje të ndryshohen sipas plotësimeve të nevojshme dhe se këto çështje zgjidhen vetëm nëpërmjet takimeve të tilla të cilat hyjnë në vazhdën e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë me qëllim të përmirësimit të funksionimit të sistemit të drejtësisë.