07 February 2019
07.02.2019, Prizren - Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Fikri Shishko. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër me datë 08.02.2019 në ora 12:00 në Prizren.
Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.
Avokati, Fikri Shishko, u lind më 08.02.1949 në Prizren. Fakultetin Juridik e kishte mbaruar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1976, kurse provimin e Jurisprudencës e kishte kryer në vitin 1978.
Fikri Shishko ishte gjyqtar për një kohë të gjatë në Gjykatën Komunale dhe Gjykatën e Qarkut në Prizren, e poashtu për një periudhë kohore ishte gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës, ndërsa profesionin e avokatit e ushtronte në zyrën e tij në Prizren.