08 February 2019
08.02.2019, Prishtinë – Sot u mbajt ceremonia solemne e Odës së Avokatëve të Kosovës në të cilën betimin e dhanë 19 Avokatë dhe 40 Praktikantë të avokatisë të sistemuar në zyret e avokatëve.
Avokatët dhe praktikantët e avokatisë dhanë betimin para Kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli i cili udhëheqi me këtë ceremoni solemne.
Kryetari Havolli gjatë ceremonisë solemne uroj suksese avokatëve dhe praktikantëve të rinjë në rrugëtimin e tyre profesional, dhe poashtu inkurajoi ata që të jenë lider të punës së tyre dhe të marrin me përgjegjësi detyrën e re.
Poashtu prezent ishte edhe Drejtori Ekzekutiv Florim Shefqeti, i cili shpejgoi strukturën dhe mënyrën e funksionimit të OAK-së, duke iu rikujtuar detyrimet të cilan i kanë ata dhe të drejtat që iu takojnë në profesionin e avokatit.
Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht pranon Avokatë dhe Praktikantë në Regjistrin për regjistrim të avokatëve respektivisht praktikantëve, ndërsa aktualisht numëron 918 avokatë dhe 266 praktikantë.