17 February 2019
Të respektuar Avokatë,
Duke u nisë nga nevojat e kahershme të Odës së Avokatëve të Kosovës që të kemi një shtëpi për avokatë, sot në 11 vjetorin e Pavarësisë, me datë 17.02.2019, kam kënaqësinë që në emrin tuaj të nënshkruaj aktin solem për zyrtarizimin e blerjes së ambienteve për zyre të Odës së Avokatëve të Kosovës.
Ky angazhim i përbashkët, paraqet një vepër pune që e bëmë realitet, të cilën me siguri se do ta kujtojmë përherë, e të cilën do ta gëzojnë gjeneratat pas nesh.
Urime.
Kryetar i Odës,
Osman Havolli