09 March 2019
09.03.2019, Shkodër - Në kuadër të bashkëpunimit të Odës së Avokatëve të Kosovës me Ministrinë e Drejtësisë, nën patronatin e saj, po vazhdon të mbahet punëtoria në ditën e dytë të vlerësimit dhe rishikimit funksional të Ligjit për Avokatinë.
Pjesëmarrës në këtë punëtori janë nga Oda e Avokatëve të Kosovës, Ministria e Drejtësisë, Avokatë, Gjyqtarë, përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës, nga Oda e Përmbaruesëve Privat, dhe nga Agjencioni për Ndihmë Juridike Falas.
Punëtoria tre ditore është duke u mbajtur në Shkodër, dhe pjesmarrësit janë duke diskutuar, shqyrtuar dhe vlerësuar dispozitat ligjore veç e veç, të Ligjit për Avokatinë.
Punëtoria do të vazhdoj punimet edhe nesër në ditën e tretë të saj, për të finalizuar procesin e vlerësimit ex post të Ligjit për Avokatinë.