22 March 2019
22.03.2019, Pejë – Dega Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Pejë organizoi dhe mbajti Kuvendin e rregullt.
Në këtë Kuvend morën pjesë Kryetari i Degës Regjionale në Pejë z. Arianit H. Nikçi, delegatë dhe avokatë nga Dega Regjionale Pejë, ndërsa nga OAK mori pjesë Kryetari i Odës z. Osman Havolli, dhe Administratori i zyrës për ex-officio z. Besim Abdullahu.
Kryetari i Degës z. Arianit Nikçi njoftoj avokatët e pranishem për aktivitet e DR-Pejë dhe proceset në të cilat është duke kaluar Oda e Avokatëve të Kosovës.
Ai para avokatëve paraqiti Kërkesën të cilën e ka bërë Dega Regjionale në Pejë për të kundërshtuar vendimin e Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, z. Nehat Thaqi për mbylljen e Qendrës së Paraburgimit në Pejë, dhe Kërkesa e avokatëve të Degës Regjionale, që të tërhiqet urdhëresa e shefit të kabinetit të Kryetarit të Komunës së Pejës me nr.224-17/ZDK të datës 11 Janar 2017, pasi që kjo urdhëres po i dëmton avokatët e këtij Regjioni dhe është e vetmja Komuna e Pejës që kërkon të zbatohet ky vendim që me rastin e ndarjes së parcelave të kalojn në pronësi publike në kategorinë e rrugëve –“Si rrugë dhe rrugica”, dhe se dhënja e pëlqimit për ndarje të këtyre parcelave të bëhet vetem atëhere kur palet heqin dorë nga e drejta e pronësisë dhe kjo prone të regjistrohet në kategorinë: rrugë apo rrugica.
Kryetari Nikçi diskutoj edhe çështjen që kanë të bëjnë me angazhimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen avokatët nga Dega Regjionale në Pejë dhe bashkëpunimin me institucionet lokale.
Kryetari i OAK-së, z. Osman Havolli diskutoj dhe shtjelloi çështjet në lidhje me politikën e kursimit të buxhetit të OAK-së, për qëllime të arritjes së blerjes së objektit të Odës së Avokatëve, dhe historikun dhe procesin e blerjes së këtij objekti, ndërsa njoftoj pjesëmarrësit për përpjekjet e vazhdueshme të OAK-së, në përmirësimin e pozitës së avokatëve dhe fuqizimin e tyre në raport me institucionet e drejtësisë, pastaj lidhur me shqyrtimin ex post apo rishikimin funksional të Ligjit për Avokatinë në koordinim me Ministrinë e Drejtësisë, rolin e Odës së Avokatëve në draftimin e Kodit Penal dhe atë të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, angazhimi në ndryshimin e Ligjit për TVSH-në për avokatë, sfidat në raport me Noterinë, etj.
U diskutuan disa çështje që janë në proces, lidhur me ndryshim plotësimet e ligjeve me interes per avokatinë, dhe sfidat e problemet me të cilat ballafaqohen avokatët gjatë ushtrimit të profesionit të përditshëm.