KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Oda e Avokatëve të Kosovës mbajti mbledhjen e Rregullt të Kuvendit Vjetor

23 March 2019

ekipi

Prishtinë, 23.03.2019 – Oda e Avokatëve të Kosovës në bazë të nenit 42 par. 3 dhe 4 të Ligjit mbi Avokatinë (Nr. 04/L-193), mbajti mbledhjen e Rregullt të Kuvendit Vjetor.

Në këtë Kuvend morën pjesë 52 delegatë, nga 79 sa janë aktualisht me mandat të delegatit.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli para delegatëve prezantojë raportin e aktiviteteve të OAK-së, gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2018. Ai theksoi se Oda e Avokatëve të Kosovës ka shtrirë bashkëpunimin me institucione tjera për rritjen e efikasitetit dhe bashkërendimit të politikave të përbashkëta për ofrim të shërbimeve sa më të mira për qytetarë, dhe në vazhdimësi janë shtuar përpjekjet për përmirësimin e pozitës së avokatëve në raport me institucionet e drejtësisë dhe institucionet tjera.

Kryetari Havolli në fjalën e tij paraqiti një mori aktivitetesh të tjera të cilat janë zhvilluar duke përfshirë edhe të arriturat, sfidat që e kanë përcjell Odën përgjatë këtij viti. Mbi këto rezultate të prekshme, sipas Kryetarit Havolli, Oda e Avokatëve të Kosovës dhe organet e saj kanë vazhduar zbatimin e politikave të ndërtuara nga Kuvendi i OAK-së dhe Këshilli Drejtues i Odës.

Në Kuvendin e Odës së Avokatëve të Kosovës është diskutuar dhe janë aprovuar edhe këto dokumente; Raporti i Kryetarit për aktivitetet e OAK-së për periudhën Janar-Dhjetor 2018, Raporti i të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën Janar-Dhjetor 2018, Propozim Buxheti i OAK për vitin 2019, Raporti i auditimit për vitin 2017, Raporti i auditimit për vitin 2018, është aprovuar Draft Kodi i Etikës Profesionale për Avokatë, kurse Draft Rregullorja për Procedurën Disiplinore të OAK-së është shtyrë për mbledhjen e radhës së Kuvendit.

Në Kuvend është paraqitur në detaje e gjithë rrjedha e procesit për blerjen e objektit të Odës së Avokatëve të Kosovës, konform vendimit të Kuvendit të datës 04.11.2017, ndërsa Kuvendi pas diskutimeve autorizoj Këshillin Drejtues që të gjej modalitetet e financimit për blerjen e invetarit të ri për objektin e blerë të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Poashtu, Kuvendi zgjedhi dhe plotësoj dy anëtarë të Komisionit Disiplinor, një anëtar të Komisionit për Ankesa dhe tre anëtarë të Këshilit Mbikqyrës.

Anëtar në Komisionin Disiplinor u zgjodhën av. Lule Bilalli Ymeri dhe av. Xhevat Balaj, në Komisionin për Ankesa u zgjodh av. Sadije Mjekiqi, ndërsa 3 anëtarët e Këshillit Mbikqyrës u zgjodhën, av. Fitim Shporta, av. Admir Salihu dhe av. Besa Krajku.