24 May 2019
24.05.2019, Ferizaj - Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Rifat Abdullahu.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, me datë 25.05.2019 në ora 13:00, në varrezat e fshatit Brod - Komuna e Shtërpcës.
Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.
Avokati, Rifat Abdullahu, u lind më 25.10.1944 në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës. Studimet Themelore në Fakultetin Juridik i kishte mbaruar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1973, kurse provimin e Jurisprudencës e kishte kryer në vitin 1975.
Z. Abdullahu para lufte kishte punuar si gjyqtar përkatësisht kryetar i Gjykatës Komunale në Ferizaj, ndërsa nga viti 1991 kishe punuar avokatë. I njejti pas luftës kishte vazhduar punën si gjyqtar – Kryetar i Gjykatës Komunale në Ferizaj deri më 06.09.2010.
Rifat Abdullahu u regjistrua në regjistrin e avokatëve të Odës së Avokatëve të Kosovës përsëri në vitin 2010, dhe profesionin e avokatit e ushtronte në zyrën e tij në Ferizaj.
Oda e Avokatëve të Kosovës – Dega Regjionale në Ferizaj, do të mbajë mbledhje komemorative në Teatrin Ardiana Abdullahu (Rr. Dëshmorët e Kombit pn.), në Ferizaj, sot me datë 24.05.2019, në orën 14:00, andaj fton avokatët, të marrin pjesë në këtë ceremoni komemorative.