09 July 2019
09.07.2019, Prishtinë - U mbajt ceremonia solemne e Odës së Avokatëve të Kosovës në të cilën betimin e dhanë 38 Avokatë dhe 42 Praktikantë të avokatisë të sistemuar në zyrat e avokatëve.
Avokatët dhe praktikantët e avokatisë dhanë betimin para Kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli, i cili udhëhoqi me këtë ceremoni solemne.
Kryetari Havolli, gjatë ceremonisë së Betimit, ju uroi suksese avokatëve dhe praktikantëve të rinj në rrugëtimin e tyre profesional dhe poashtu i inkurajoi ata që të jenë lider të punës së tyre dhe të marrin me përgjegjësi detyrën e re.
Në këtë ceremoni solemne poashtu prezent ishin edhe z. Florim Shefqeti – Drejtor Ekzekutiv i OAK-së i cili paraqiti një ekspoze për strukturën dhe mënyrën e funksionimit të OAK-së dhe znj. Albulena Ukimeraj Koordinatore e Qendrës Trajnuese për Avokatë,
Oda e Avokatëve të Kosovës në vazhdimësi pranon Avokatë dhe Praktikantë në Regjistrin për regjistrim të avokatëve respektivisht praktikantëve.
Aktualisht OAK, numëron 992 avokatë dhe 242 praktikantë.