18 July 2019
18.07.2019, Prishtinë - Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Qerim Zogaj.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, me datë 18.07.2019 në ora 16:00, në varrezat e lagjes Arbëria (Dragodan) – Prishtinë.
Avokati, Qerim Zogaj u lind më 03.07.1949 në fshatin Lladrovc, Komuna e Malishevës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës më 30.03.1976, ndërsa, provimin e Jurisprudencës e kreu me datë 15.07.1990, në Prishtinë.
Avokati Qerim ushtroi profesionin e avokatit që nga viti 2009, me seli të zyrës në Prishtinë.
Oda e Avokatëve të Kosovës, do të mbajë mbledhje komemorative në objektin e OAK-së në Prishtinë, sot me datë 18.07.2019, në orën 11:30, andaj fton avokatët, të marrin pjesë në këtë ceremoni komemorative.