29 July 2019
27-28.07.2019, Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës nën mbështetjen dhe bashkëpunimin me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kanë mbajtur trajnimin dy ditor me datë 27 dhe 28 korrik në hotel Dukagjini në Pejë për stafin e OAK.
Trajnimi ishte i fokusuar në Metodologjin e hartimit të politikave, ndryshimet e reja ligjore dhe etikën në punë, me trajnues Isuf Jahmurataj dhe Burim Balaj.
Në ditën e parë të trajnmit fokusimi ishte tek metodologjika e hartimit të politikave, ndryshimet e reja ligjore të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative dhe ndryshimet e reja ligjore – Draft-Ligji i ri për Konfliktin Administrativ dhe harmonizimi me LPPA.
Dita e dyt e trajnimit kishte për fokus Etikën në punë sipas Ligjit për Administrimin e Punës në Zyre dhe Teknikat e hartimit të legjislacionit.
Pjesëmarrës në këtë trajnim përveç stafit dhe praktikantëve të Odës së Avokatëve të Kosovës, ishin edhe përfaqësues nga OSBE-ja në Kosovë, dhe anëtari i Komitetit për Legjislacion në OAK avokati Blerim Ademaj nga Peja.
Pjesëmarrësit vlerësuan se ky trajnim ishte i rëndësisë së veçantë për faktin se kishte të bënte me punën e përditshme të aktëreve pjesëmarrës dhe se u vlerësua lartë, duke synuar ngritjen profesionale në kryerjen e detyrave të punës sipas legjislacionit në fuqi, duke respektuar etikën në punë dhe përmirësimin eventual të shërbimeve gjatë ushtrimit të profesionit.
Anëtari i Komitetit për Legjislacion në OAK, Blerim Ademaj njëherit avokat nga Peja, tha se ky lloj i trajnimit është shumë i mirëseardhur sepse do të ndikoj në punën e tij si anëtar i këtij Komiteti që të jetë më kontributdhënës duke marrë për bazë teknikat e hartimit të akteve normative për të cilat Komiteti ka obligim t’i hartoj për nevoja të Odës së Avokatëve të Kosovës.
Përfaqësuesi i OSBE-së është shprehur i kënaqur me mënyrën e mbarëvajtjës së trajnimit dhe njëkohësisht në emër të OSBE-së ka shprehur gatishmërinë që të vazhdoj bashkëpunimin me OAK-në, dhe institucionet relevante për mbajtjen e trajnimeve tjera të cilat konsiderohen të domosdoshme.
Drejtori Ekzekutiv i OAK-së z. Florim Shefqeti ka falenderuar OSBE-në për mundësinë dhe mbështetjen që stafi i OAK-së të trajnohet nga profesionistë të kësaj fushe, duke i kontribuuar rritjes së profesionalizmit gjatë ushtrimit të punës, në shërbim të të gjithë avokatëve dhe të akterëve tjerë konform përgjegjësive dhe detyrave të punës së secilit. Ai poashtu tha se trajnime të tilla duhet të jenë të vazhdueshme dhe se do të synojnë që nëpërmjet trajnimeve të tilla do të arrihen objektivat që stafi të jetë sa më profesional dhe se me përfshirjen e anëtarëve të Komitetit si z. Ademaj në këtë trajnim, do të ngritet efikasiteti në punën e tyre.