11 September 2019
11.09.2019, Prishtinë – Drejtori Ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës z. Florim Shefqeti priti sot në takim udhëheqësin e projektit Kodit Civil të Kosovës – Faza e Dytë z. Alfons Lentze.
Në takim u diskutua rreth të rejave të fundit në Kodin Civil të Kosovës si dhe vazhdimin e bashkëpunimit mes projektit dhe Odës së Avokatëve të Kosovës.
Bashkëpunimi i tillë pritet të thellohet në formë të organizimit të trajnimeve për avokatët dhe trajnimin e trajnerëve në çështjet dhe risitë që do të sjellë Kodi Civil në mënyrë që të përgatiten kuadrot me zbatimin në praktikë dhe interpretimin e risive në Kod.
Poashtu u diskutua rreth shqyrtimit të mundësisë së rritjes së numrit të avokatëve të specializuar në lëmitë civile, ku në të ardhmen do të bëhet unifikimi i legjislacioneve civile i cili do të jetë edhe një lehtësim për qytetarët në realizimin e të drejtave të tyre.
Organizimi i tryezave të rrumbullakëta, trajnimeve për trajner në lidhje me risitë e Kodit Civil në bashkëpunim, kjo në të gjitha Degët Regjionale të OAK-së, si mundësi e përfshirjes së përgjithshme të avokatëve i cili poashtu pritet të realizohet në muajt e ardhshëm.
Oda e Avokatëve të Kosovës si institucion mbetet i hapur ndaj bashkëpunimeve të tilla të cilat veç se do të ndikojnë pozitivisht në zbatimin praktik të ligjit.