16 September 2019
Kryetari i OAK-së, z. Osman Havolli së bashku me Kryetarin e Degës Regjionale të OAK-së në Prizren z. Hajrip Krasniqi, mori pjesë në Asamblenë e Tretë të rregulltë të këtij Unioni e cila u mbajtë me datë 12 dhe 13 shtator 2019 në Ankara dhe Sivas të Turqisë.
Zhvillimet e punimeve të Asamblesë së III të Unionit të organizatave të avokatëve të vendeve Aziatike dhe të Ballkanit, i hapi dhe u zhvilluan nën udhëheqjen e Prof. Dr. Metin Feyzioglu, u diskutuan çështjet të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e profesionit të avokatisë, rritjes së efikasitetit të kësaj Organizate dhe krijimit të Gjykatës së Arbitrazhit.
Avokatët pjesëmarrës në këtë Konferencë ngritën çështjen e themelimit të një Gjykate të Arbitrazhit, me qëllim mbrojtjen e intersave të personave juridik dhe fizik të vendeve nga të cilat vijnë.
Përfaqësuesit e Odave, në këtë Union u pajtuan për iniciativën që brenda këtij Unioni të formohet një Qendër e Arbitrazhit, me qëllim që problemet të cilat i kanë dhe mosmarrëveshjet t’i zgjidhin nëpërmes kësaj Qendre, që në fakt personave juridik dhe fizik t’iu mundësoj zgjidhje të problemeve në mënyrë efektive, pa kaluar nëpërmes gjykatave të rregullta.
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës në fjalimin e tij, përshëndeti të pranishmit, përkrahi iniciativat e ngritura në këtë Asamble të cilat kanë për qëllim mbrojtjen e interesave të subjekteve juridike, duke theksuar se këto nisma janë me interes të të gjitha Odave të Avokatëve por edhe të qytetarëve.
Takimi i Kryetarit të DR Prizren Hajrip Krasniqi me Kryetarin e Avokatëve të qytetit Eskisehir z. Mustafa Elagoz
Në këtë takim, i ftuar ishte edhe Kryetari i DR Prizren z. Hajrip Krasniqi, nënshkrues i Memorandumit të Bashkëpunimit vitin e kaluar, në mes të avokatëve të Regjionit të Prizrenit dhe të avokatëve të qytetit të Eskisehir.
Ai zhvilloi takime të ndara me Kryetarin Mustafa Elagoz, ne të cilin takim u bisedua çështja e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit të këtyre dy njësive të avokatisë, me shkëmbimin e përvojave tradicionale, historike dhe kulturore, me vizita studimore, kryesisht të avokatëve të rinjë dhe të praktikantëve të avokatisë.