KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Komiteti për të Mitur, mbajti mbledhjen konstituive

15 October 2019

ekipi

15.10.2019, Prishtinë – Komiteti për të Mitur i Odës së Avokatëve të Kosovës, mbajti mbledhjen konstituive, në të cilën anëtarët e Komitetit me shumicë votash zgjodhën avokatin nga Prishtina Leon Përlaska, kryetar të këtij Komiteti, ndërsa nënkryetare e Komitetit u zgjodh avokate Fjolla Ukshini nga Gjilani.

Komiteti për të Mitur përbëhet nga avokatët Leon Përlaska – Prishtinë, Fjolla Ukshini – Gjilan, Pranvera Zhara – Pejë, Besmira Hoti Rexhepi – Prishtinë, Ardit Latifi – Gjilan, Ilir Hoxhaj – Gjakovë, Shqipe Mehmeti – Mitrovicë, Gazmend Rexhepi – Ferizaj, dhe Engjëll Vërtopi – Prishtinë.

Mbledhjen e këtij Komiteti e hapi Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës z. Osman Havolli i cili uroj anëtarët për themelimin e Komitetit nga Këshilli Drejtues, duke shprehur gatishmërinë për përkrahjen e pakursyer të OAK-së në arritjen e objektivave dhe synimeve të Komitetit.

Komiteti për të Mitur diskutoj lidhur me punën që duhet të bëhet e në veçanti çështjen e specializimit të avokatëve në fushën e të miturëve, si dhe u propozua që të mbahet një punëtori në të cilën duhet të punohet rreth planit të punës dhe planit buxhetor të Komitetit.

U theksua nevoja për ngritjen e bashkëpunimit me donatorë të ndryshëm për vizita studimore në këtë fushë në vendet perendimore.

Komiteti caktoj mbledhjen e ardhshme me datë 02.11.2019.