16 October 2019
16.10.2019, Prishtinë – Komiteti për Çështje Civile i Odës së Avokatëve të Kosovës, mbajti mbledhjen konstituive, në të cilën anëtarët e Komitetit njëzëri zgjodhën për kryetar të Komitetit avokatin z. Ruzhdi Berisha, ndërsa nënkryetarë të Komitetit u zgjodhën Durim Osmani avokat në Prishtinë dhe Elvira Haziri
Komiteti për Çështje Civile përbëhet nga avokatët Ruzhdi Berisha - Prizren, Elvira Haziri avokate në Gjilan, avokat Vegim Maloku - Pejë, Durim Osmani nga Prishtina, Sheremet Ademi avokat në Mitrovicë, Arlind Jupolli avokat në Prishtinë, dhe Jeton Berisha avokat në Ferizaj.
Mbledhjen e këtij Komiteti e hapi Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës z. Osman Havolli i cili uroj anëtarët për themelimin e Komitetit nga Këshilli Drejtues, duke shprehur gatishmërinë për përkrahjen e pakursyer të OAK-së në shtyerjen përpara të nismave të ndryshimeve në lëminë civile në Kosovë.
Komiteti për Çështje Civile diskutoi në lidhje me synimet dhe objektivat që ky Komitet do të ia caktojë vetes duke theksuar ndikimin në ndryshimet e reja në drejtësinë civile si dhe u propozua që të mbahet një punëtori në të cilën duhet të punohet rreth planit të punës dhe planit buxhetor të Komitetit.
Bashkëpunimi me akterët tjerë në zbatimin e ligjit u diskutua si mundësi të shkëmbimit të mendimeve dhe përvojave në lëminë civile.
Komiteti caktoj mbledhjen e ardhshme me datë 22-23.11.2019.