KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

U mbajt Kongresi i 54 i Unionit të Odave të Avokatëve të Evropës – CCBE

28 October 2019

ekipi

Me ftesë të Kryetarit të Unionit të Odave të Avokatëve të Evropës (Council of Bars and Law Societies of Europe – CCBE) z. Jose De Freitas, delegacioni nga Oda e Avokatëve të Kosovës, i përbërë nga Kryetari z. Osman Havolli dhe z. Arianit Nikçi Kryetar i DR Pejë, me datë 24-26 tetor në Lisbonë të Portugalisë morën pjesë në këtë Kongres.

Tema kryesore e diskutimit ishte: Vetërregullimi dhe sfidat në profesionin e avokatëve.

OAK para mbajtjes së këtij Kongresi kishte marrë opinione dhe komente nga avokatët lidhur me problematikat në profesonin e avokatisë në Kosovë, e të cilat i ka adresuar në këtë ngjarje shumë të rëndësishme për mbarë avokatët e Evropës .

Në këtë kuadër rol të rëndësishëm në adresimin e çështjeve tona ka luajtur z. Ranko Pelicaric Zv.Presidenti i CCBE-së, i cili ka bërë të mundur që të adresohen çështjet e ngritura nga vendi ynë, duke e faktorizuar Odën e Avokatëve të Kosovës

Delegacioni i Kosovës ka zhvilluar takime të ndara me Presidentin e CCBE-së z. Jose De Freitas dhe Zv.Presidentin e CCBE-së z. Ranko Pelicaric, e poashtu edhe me Kryetaren e Avokatëve të Barcelonës znj. Eugenia Gay e cila kishte theksuar se Oda e Avokatëve të Barcelonës nuk kishte marrëdhënie bashkëpunimi me OAK-në deri më tani, ndërsa shprehi gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmën, duke parë mundësinë e fuqizimit të OAK-së në këtë Union.