02 November 2019
02.11.2019, Prishtinë – Komiteti për të Mitur i Odës së Avokatëve të Kosovës, mbajti mbledhjen e radhës, të cilën e hapi Kryetari i Komitetit av. Leon Përlaska i cili propozoj këto pika të rendit të ditës:
1. Diskutimi i planit të punës për vitin 2020
2. Diskutimi i planit të buxhetit për vitin 2020
3. Përcaktimi i dinamikës së punës së Komitetit (Orari i mbajtjes së takimeve, modaliteti)
4. Diskutim lidhur me punëtorinë e caktuar me datë 22, 23, 24 nëntor 2019 (Të trajtohen propozime dhe të votohet vendi i mbajtjes së puntorisë).
Ndërsa u plotësua rendi i ditës edhe me dy propozime:
5. Ndryshimi dhe plotësimi i Rregullores për organizimin dhe punën e Komiteteve
6. Organizimi i punëtorive dhe trajnimeve ndërkombëtare përkatësishtë trajnime të natyrës “Trajner për Trajner”.
Pas diskutimeve dhe vlerësimeve rreth planit të punës për vitin 2020 anëtarët e Komitetit u pajtuan se gjatë vitit të ardhshëm, duhet të organizohen trajnime për trajner nga fusha e të miturëve, Krijimiin je mekanzimi per mbledhjen e raporteve ne lidhje me sfidat qe perballen avokatet ne procedura per te mitur, Krijimi i programit per specializimit te avokateve per te mitur, Organizimi i takimeve te rregullta me Ministrinë e Drejtesisë, Krijimi i listës së avokatëve të specializuar në fushën e Drejtësisë për të Mitur, Në kuadër të AVLO-së Komiteti për të Mitur të i propozoj temat nga kjo fushë, Vizitat studimore, Kompenzime për anëtarët e Komitetit, Organizimi i ligjeratave neper shkolla.
Poashtu u vendos që mbledhjet e rregullta Komiteti t’i zhvilloj në baza mujore.
Ndër çështjet tjera të diskutuara, Komiteti vendosi që të organizoj dhe të mbaj një punëtori me datë 22,23 dhe 24 nentor në të cilen do behet hartimi i:
· Planit të punës/aktiviteteve për vitin 2020 dhe
· Planit të shpenzimeve.