15 November 2019
Mitrovicë, 15.11.2019 – Dega Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Mitrovicë, mbajti Kuvendin zgjedhor në të cilin janë zgjedhur kryetari, nënkryetari, sekretari dhe delegatet e kësaj Dege.
Kuvendin e hapi me një fjalë rasti Kryetari i DR Mitrovicë z. Vehbi Beqiri, ndërsa Kryetari i OAK-së z. Osman Havolli përshëndeti punimet Kuvendit dhe uroj që procesi zgjedhor të shkoj në mënyrë sa më demokratike duke theksuar se Oda e Avokatëve të Kosovës do të jetë përkrah avokatëve dhe duhet të jetë në funksion të zbatimit të misionit të saj.
Në procesin e votimit në të cilin kanë votuar rreth 50 avokatë sa kanë qenë pjesëmarrës në këtë Kuvend nga 80 avokatë sa i ka gjithsej kjo Degë, me shumicë të votave u rizgjodh edhe për një mandat kryetar i kësaj Dege avokati Vehbi Beqiri, ndërsa pretendentë tjerë për të marrë postin e kryetarit të Degës ishin avokat Kadri Osaj dhe avokat Elvir Imeri.
Për nënkryetar të Degës Regjionale në Mitrovicë me aklamacion është rizgjedhur avokati, Xhelal Hasani, ndërsa për sekretar është zgjedhur avokatja Shqipe Mehmeti.
Avokatët e Regjionit në Mitrovicë zgjedhën 7 delegatët e saj të cilët do të përfaqësojnë në Kuvendin e Përgjithshëm të Odës së Avokatëve të Kosovës.
Oda e Avokatëve të Kosovës në mënyrë transparente dhe demokratike është duke i mbajtur zgjedhjet edhe në Degët tjera Regjionale. Kryetarët e zgjedhur të Degëve Regjionale janë edhe anëtarë të Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës.