KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Avokati Hajrip Krasniqi, rizgjedhet kryetar i Degës në Prizren

09 November 2019

ekipi

Prizren, 09.11.2019 – Dega Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Prizren, mbajti Kuvendin zgjedhor në të cilin janë zgjedhur kryetari, nënkryetari, sekretari dhe delegatet e kësaj Dege. Në procesin e votimit kanë marrë pjesë 84 avokatë sa kanë qenë pjesëmarrës në këtë Kuvend nga 105 avokatë sa i ka gjithsej kjo Degë.

Kuvendin e hapi me një fjalë rasti Kryetari i DR Prizren z. Hajrip Krasniqi, ndërsa Kryetari i OAK-së z. Osman Havolli përshëndeti punimet Kuvendit dhe uroj që procesi zgjedhor të shkoj në mënyrë sa më demokratike duke theksuar se Oda e Avokatëve të Kosovës duhet të jetë në funksion të zbatimit të misionit të saj.

Në procesin e votimit në të cilin kanë votuar rreth 84 avokatë sa kanë qenë pjesëmarrës në këtë Kuvend nga 105 avokatë sa i ka gjithsej kjo Degë, me aklamacion është zgjedhur kryetar avokati, z. Hajrip Krasniqi edhe për një mandat tjetër.

Për nënkryetar të Degës Regjionale në Prizren me aklamacion është rizgjedhur avokati, z. Visar Ostrozubi me shumicë votash, ndërsa për sekretar është rizgjedhur avokati, z. Fitim Shporta.

Avokatët e Regjionit në Prizren zgjedhën 9 delegatët e saj të cilët do të përfaqësojnë në Kuvendin e Përgjithshëm të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Oda e Avokatëve të Kosovës në mënyrë transparente dhe demokratike është duke i mbajtur zgjedhjet edhe në Degët tjera Regjionale. Kryetarët e zgjedhur të Degëve Regjionale janë edhe anëtarë të Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës.