KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryesia e Degës Regjionale në Gjilan, u prit në takim nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan

29 November 2019

ekipi

Gjilan, 21.11.2019 – Kryesia e Degës Regjionale në Gjilan, përkatësisht kryetari z. Flamur Ahmeti së bashku me nënkryetaren znj. Fjolla Ukshini u pritën në takim nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, z. Jetish Maloku.

Kryesia e DR Gjilan ka mbajtur takim njoftues me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, z. Jetish Maloku.

Në këtë takim, kryeprokurori përpos që u njoftua me kryesinë e re të degës regjionale, i njejti ka shprehur gadishmëri të plotë për bashkëpunim të mëtutjeshëm, duke ofruar përkrahje të parezervë.

Ndër të tjera, u diskutuan disa prej sfidave të përbashkëta, dhe se identifikimi i këtyre sfidave, do të bëhet në vazhdimësi, në mënyrë që takimet e ardhshme të kërkohet zgjidhje konkrete e çdo sfide në punën e përditshme të avokatëve të kësaj Dege. Po ashtu, edhe kryesia ka ofruar mbështetje të plotë bashkëpunimi këtij institucioni, duke theksuar se për kryesinë e re është mëse e rëndësishme bashkëpunimi dhe përkrahja e ndërsjelltë në mes të gjyqësorit, prokurorise, e policisë dhe degës regjionale të OAK-së në Gjilan.