02 December 2019
02.12.2019, Prishtinë – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës priti në takim drejtuesit e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) Ehat Miftaraj dhe Yll Zekaj, të cilët i dorëzuan raportet e monitorimit dhe hulumtimit sistematik të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë në vend si dhe avokuan për zbatimin e rekomandimeve të IKD-së.
Kryetari Havolli vlerësoj lartë bashkëpunimin me IKD duke theksuar se këto raporte njëherit rekomandimet e dhëna janë të mirëseardhura për OAK-në dhe avokatinë në përgjithësi.
IKD në vazhdimësi ka avokuar tek të gjithë hisedarët e sistemit të drejtësisë dhe sigurisë, duke dërguar të gjitha raportet me gjetjet, vlerësimet dhe rekomandimet konkrete si dhe duke takuar zyrtarët përgjegjës në të gjitha institucionet me rëndësi për të shtyrë përpara politikat që rritin efikasitetin dhe efektivitetin e punës së sistemit të drejtësisë dhe sigurisë, për të mundësuar realizimin e të drejtave të qytetarëve dhe qasjen e tyre në drejtësi.