02 December 2019
25.11.2019, Prishtinë – Komiteti për Çështje Komerciale i Odës së Avokatëve të Kosovës, mbajti mbledhjen konstituive, në të cilën anëtarët e Komitetit njëzëri zgjodhën për kryetar të Komitetit avokatin z. Fisnik Sogojeva nga Prishtina, ndërsa për zgjedhjen e nënkryetarit u vendose si pikë e rendit të ditës në mbledhjen pasuese, pasi që të jenë prezent të gjithë anëtaret e këtij Komiteti.
Mbledhjen e këtij Komiteti e hapi Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës z. Osman Havolli i cili uroj anëtarët për themelimin e Komitetit nga Këshilli Drejtues, duke shprehur gatishmërinë për përkrahjen e pakursyer të OAK-së në shtyerjen përpara të nismave të ndryshimeve në lëminë komerciale në Kosovë.
U theksua nevoja për ngritjen e bashkëpunimit me donatorë të ndryshëm përveç bashkëpunimit tashmë të arritur me partnerin e OAK-së, USAID-in.
Përfaqësuesi i USAID Chris Thompson, theksoi se “Jam i lumtur që Oda e Avokatëve të Kosovës ka organizuar diçka që do t’i kontribuoj shumë qasjes së drejtësisë komerciale. USAID ka filluar këtë projekt me staf prej 15 veta ku shumica janë jurist me përvojë dhe projekti i tillë do të zgjasë 5 vite, edhe une jam Avokat dhe kam shërbyer mbi 29 vite në drejtësinë komerciale, me pëlqen të merrem me çështjet e drejtësisë komerciale dhe veçanarisht më pëlqen të bashkëpunoj me OAK.”
Fushat që i mbulon projekti i USAID janë :
Projekti është i ndarë në dy komponente kryesore :
1. Funksionimi dhe puna e Gjykatave
2. Puna jashtë gjykatave (Zgjidhja alternative e kontesteve) ndërmjetesimi, dhe arbitrazhi.
USAID ka kërkuar nga ne që t’iu ofrojmë mbështetje gjyqtarëve me trajnime dhe ngritje të kapaciteteve nëse veç krijohet gjykata komerciale, sa i përket kësaj pjese ne do të punojmë me OAK, për të bashkëpunuar me trajnime dhe me ngritje të kapaciteteve.
Rishikimi i legjislacionit komercial së bashku me partnerët tonë si Ministria e Drejtesisë, Këshilli Gjyqësor, dhe OAK, të gjithë këta partner ne i shohim si akter të drejtësisë komerciale.
OAK është një partner shumë i mirë për të proceduar tutje dhe besojmë se do të bëjmë një punë shumë të mirë së bashku, sepse mund të mos keni shumë resurse por besojmë se keni shumë pervojë.
Komiteti për Çështje Komerciale diskutoj në lidhje me synimet dhe objektivat që ky Komitet do t’ia caktojë vetes duke theksuar ndikimin në ndryshimet e reja në drejtësinë komerciale si dhe u propozua që të mbahet një punëtori në të cilën duhet të punohet rreth planit të punës dhe planit buxhetor të Komitetit.
Komiteti për Çështje Komerciale përbëhet nga avokatët: av.Leotrim Syla - Prizren, av.Fisnik Sogojeva -Prishtinë, av.Fisnik Salihu – Prishtinë, av.Jeton Ibrahimi - Gjilan , av.Naim Spahiu- Prishtinë.
Bashkëpunimi me akterët tjerë në zbatimin e ligjit u diskutua si mundësi të shkëmbimit të mendimeve dhe përvojave në lëminë komerciale, perveq partneritetit aktual të krijuar me USAID.