27 November 2019
27.11.2019, Prishtinë – Komiteti për Legjislacion dhe Çështje Normative i Odës së Avokatëve të Kosovës mbajti mbledhjen e radhës në objektin e OAK.
Gjatë kësaj mbledhje prezent ishin : av.Agron Selimaj – Kryetar, av.Blerim Ademaj, av.Blerina Kurtaj, av.Naim Rudari, av.Kemajl Ademaj, av.Sarandë Beqiri.
Pikë e rendit të ditës ishte “Shqyrtimi dhe Aprovimi i planit të punës dhe planit të buxhetit për vitin 2020” me ç’rast u propozuan dy pika plotësuese në kuadër të planit të punës dhe atë :
1. Projektligji për ekzekutimin e sanksioneve penale, dhe
2. Projektligji për konfliktin administrative
Anëtarët e Komiteti aprovuan dy pikat plotësuese të propozuara që të futen në planin e punës dhe njekohësisht të gjithë ishin pro aprovimit të Planit të Punës si dhe Planit të Buxhetit për vitin 2020.
Komiteti caktojë mbledhjen e rasdhës me 07 Dhjetor 2019.