KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Komiteti për Avokatët e Rinjë në bashkëpunim me USAID mbajti punëtorinë dy ditore

27 November 2019

ekipi

23-24.11.2019, Bogë – Komiteti për Avokatët e Rinjë të Odës së Avokatëve të Kosovës, mbajti punëtori dy ditore per “Hartimin e planit të punës dhe buxhetit për vitin 2020”.

Nën organizmim e aktivitetit të USAID-it Drejtësia Vlenë, punëtoria kishte për qëllim analizimin dhe strategjinë e aktivitetit një vjeçar të Komitetit.

Punëtoria ishte e ndarë në dy sesione, në diten e parë antarët e Komitetit u fokusuan në identifikim e nevojave të Komitetit si dhe në hartimin e Planit të punës për vitin 2020, ndërsa në ditën e dytë analizuan përshtatshmërinë e aktiviteteve me koston financiare, hartuan projekt buxhetin për vitin e ardhshëm.

Për nevoja të komitetit është marrë mbështetje e vazhdueshme nga USAID, ndërsa në këtë punëtori të njejtit ndihmuan në hartimin e planit dhe projekt buxhetit.