KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Avokati Blerim Ademaj zgjedhet Kryetar i Degës në Pejë

05 December 2019

ekipi

Pejë, 05.12.2019 – Dega Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Pejë, mbajti Kuvendin zgjedhor në të cilin janë zgjedhur kryetari, nënkryetari, sekretari dhe delegatet e kësaj Dege.

Kuvendin e hapi me një fjalë rasti Kryetari i DR Pejë z. Arianit Nikçi, ndërsa Kryetari i OAK-së z. Osman Havolli përshëndeti punimet e këtij Kuvendi duke uruar që procesi zgjedhor të shkoj në mënyrën më të mirë të mundshme dhe sa më demokratike duke theksuar se Oda e Avokatëve të Kosovës duhet të jetë në funksion të zbatimit të misionit të saj.

Në procesin e votimit në të cilin kanë votuar rreth 69 avokatë sa kanë qenë pjesëmarrës në këtë Kuvend nga 120 avokatë sa i ka gjithsej kjo Degë, me shumicë të votave u zgjedh kryetar i kësaj Dege avokati Blerim Ademaj, ndërsa kundërkandidatë për këtë post ishte avokat Agim Shala.

Po ashtu, avokatët gjatë Kuvendit kanë zgjedhur edhe anëtarët e kryesisë së Degës Regjionale në Pejë. Nënkryetare e Degës Regjionale në Pejë u zgjodh av. Pranvera Zhara, ndërsa për sekretar është zgjedhur av. Shqipdona Maraj.

Avokatët e Regjionit në Pejë zgjedhën 10 (dhjetë) delegatët e saj të cilët do të përfaqësojnë në Kuvendin e Përgjithshëm të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Oda e Avokatëve të Kosovës në mënyrë transparente dhe demokratike është duke i mbajtur zgjedhjet edhe në Degët tjera Regjionale. Kryetarët e zgjedhur të Degëve Regjionale janë edhe anëtarë të Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës.