16 January 2019
Oda e Avokatëve të Kosovës duke parë keqinformimin dhe shtrembrimin e fakteve nga Kryetari i Degës Regjinale të Prishtinës, në lidhje procedurën për blerjen e objektit të OAK-së, merr shkas që të jap këtë sqarim për anëtarësinë e Regjionit të Prishtinës!
OAK është e interesuar që anëtarësia e saj nga Regjioni i Prishtinës të njoftohet në mënyrë të drejtë dhe me qëllim të informimit të saktë sqaron për anëtarësinë e saj të Regjionit të Prishtinës, në mënyrë kronologjike të gjithë procedurën e zhvilluar, që nga fillimi i plasimit të idesë për blerje, e deri në përcaktimin për objektin për nevojat e OAK-së.
Fillimisht, idesë për blerje të objektit i ka paraprirë Vendimi i Këshillit Drejtues, duke u nisur nga nevoja që edhe OAK të këtë objektin e saj dhe mos të humb mijëra Euro duke paguar qira vjetore, si dhe të gjitha trajnimet të cilat i organizon QTA-ja të mbahen në objektin e OAK-së dhe rrjedhimisht të kursehen të gjitha ato para që OAK i shpenzon për këto trajnime dhe me këtë Vendim Këshilli Drejtues ka vendosur që OAK, të fillojë procedurën për të hyrë në marrëdhënie kontraktuale për blerje të objektit duke specifikuar edhe lokacionet si Qendra, Lagja Pejton, Lagja Dardania dhe të tjera të përaferta.
Këshilli Drejtues i OAK-së me datën 01.11.2017 i drejtohet Kuvendit të Odës së Avokatëve të Kosovës me kërkesë për lejimin, identifikimin dhe hyrje në marrëdhënie kontraktuale për blerje të objektit të OAK-së duke i propozuar cmimin prej 500.000 - 600.000 Euro dhe specifikuar m2 nga 500m2 deri në 600m2 të nevojshme për OAK-në dhe lokacionin se ku do të këtë selinë Qendrore OAK-ja.
Kuvendi i Odës së Avokatëve të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e rregullt të tij me datë 04.11.2017 në mënyrë unanime ka vendosur duke e miratuar kërkesën e Këshillit Drejtues të OAK-së dhe autorizon Këshillin Drejtues që të hyjë në një marrëdhënie kontraktuale për blerje të objektit të OAK-së, por, pa u Kufizuar në m2 dhe autorizon Këshillin Drejtues që të hyjë në një marrëdhënie kontraktuale deri në vlerën prej 1.000.000.00 Euro ( Një milion Euro)
Pra, Këshilli Drejtues i OAK-së kishte paraqitur propozimin për m2, për cmimin sa mund të kushtojë dhe për lokacionin ku sipas mendimit të Këshillit Drejtues të OAK-së duhet të jetë: si Qendra, Lagja Pejton, Dardania dhe Lagjet e përaferta e që i bie që selia e OAK-së të jetë në qender të qytetit dhe ky propozim për selinë që të jetë në këto lagje ishte miratuar nga organi më i lartë i Odës së Avokatëve të Kosovës që është Kuvendi i Odës.
OAK sqaron për anëtarësinë e saj, se nuk kanë qenë vetëm dy (2) oferta, por në Odën e Avokatëve të Kosovës kanë arritur shtatë (7) oferta të cilat janë shqyrtuar nga Komisoni i formuar nga KD-ja si në vijim.
Këshilli Drejtues i OAK-së me qëllim që e gjithë puna rreth blerjes së objektit të jetë transparente dhe të gjindet zgjidhja me e mirë e lokacionit, vendos që të formoj një komision për vlerësimin e ofertave ashtu që secili Kryetar i Degës Regjionale ka caktuar një Avokat nga shtatë (7) regjionet e Kosovës.
Anëtarë të Komisionit sipas propozimeve nga shtatë (7) Kryetarët e Degëve Regjionale janë caktuar: 1. Av. Arben Geci nga Prishtina kryesues, Av. Selami Rexhepi nga Gjilani anëtar, Av. Agim Lushta nga Mitrovica anëtar, Av. Meshar Selimaj nga Gjakova anëtar, Av. Vegim Maloku nga Peja anëtar, Av. Admir Salihu nga Ferizaj dhe Av. Fitim Shporta nga Prizreni anëtar si dhe procesmbajtësi Florim Shefqeti.
Komisioni i përbërë nga avokatët e lartëcekur ka shqyrtuar të gjithë dokumentacionin e ofertuesve dhe në mënyrë unanime Këshillit Drejtues të OAK-së i kanë propozuar që të vendos brenda dy ofertave dhe atë:
Këshilli Drejtues i OAK-së me datën 05.01.2019 ka vizituar dy objektet e propozuara ashtu që përveç dokumentacionit me detaje është informuar edhe për së afërmi me detajet e të dy objekteve në mënyrë që të këtë një pasqyrë të saktë me rastin e përcaktimit për objekt të OAK-së.
Këshilli Drejtues i OAK-së në mbledhjen e rregullt të tij të mbajtur me datën 14.01.2019 ka shqyrtuar propozimet e Komisionit për këto dy oferta të cilat sipas Komisionit janë më të favorshme, ashtu që Këshilli Drejtues pas diskutimeve të zhvilluara, fillimisht e hodhi në votim ofertën Ofertën nga Kompania VG Construction (Fshati Hajvali - objekti te Pallati i Drejtësisë) e cila ofertë mori vetëm një (1) vote, pastaj hodhi në votim Ofertën nga Kompania Art-Ing (objekti në Lakrishte afër Bill Klinton-Prishtinë ) e cila ofertë mori tetë (8) vota kështu që Këshilli Drejtues i OAK-së vendosi që të përcaktohet për ofertën nga :
OAK sqaron, se deri në marrjen e vendimit për përcaktim për objektin e OAK-së, diskutimet në Këshillin Drejtues ishin konstruktive dhe vetëm pasi Këshilli është përcaktuar për objektin e OAK-së kanë filluar mospajtimet nga Kryetari i Degës Regjionale të Prishtinës dhe një frustrim nga ana e tij arsyet e kësaj mund t’i dij vetëm ai personalisht.
Këshilli Drejtues, me rastin e vendosjes për t’u përcaktuar për ofertën më të mirë sipas diskutimeve që janë zhvilluar, përveç detajeve nga oferta (hapsira, kushtet, cmimi,) ka pasur parasysh edhe Vendimin e këtij Këshilli Drejtues se lokacioni i propozuar dhe i miratuar nga Kuvendi i Odës së Avokatëve të Kosovës të jetë në qytetin e Prishtinës dhe jo jashtë qytetit të Prishtinës.
OAK shpreh keqardhje për informimin jo të drejtë të anëtarësisë së saj nga Regjioni i Prishtinës, të bërë nga Kryetari i Degës Regjionale të Prishtinës dhe me këtë rast, OAK ofron argumentet e saja se pretendimet e Kryetarit të Degës Regjionale janë personale dhe ska të bëjë fare me gjendjen reale sepse objekti për të cilën ka pretenduar Kryetari i Degës Regjionale ka qenë jashtë lokacionit të përcaktuar nga Këshilli Drejtues dhe i miratuar nga Kuvendi i Odës së Avokatëve të Kosovës si organi më i lartë.
OAK fton të gjithë anëtarësinë e saj, të cilët janë të interesuar që të informohen me të gjithë procedurën të cilën e ka ndjekur Këshilli Drejtues i OAK-së, që nga fillimi e deri më tani dhe se Oda e Avokatëve të Kosovës do të jetë e hapur, sepse secili anëtarë ka të drejtë të marrë informacion në shtepinë e tij që është OAK.
ODA E AVOKATËVE TË KOSOVËS