KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK denon sulmin fizik ndaj Kryetarit të Gjykatës në Vushtrri

12 December 2019

ekipi

Prishtinë, 12.12.2019 – Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) dënon ashpër sulmin që ndodhi sot ndaj gjyqtarit mbikëqyrës të Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri, z. Rifat Bllata.

OAK shprehë shqetësimet e saj lidhur me sulmet e tilla, të cilat i konsideron si sulm ndaj sistemit të drejtësisë.

OAK kërkon nga organet e rendit, që sa më parë ta zbardhin rastin dhe aktorët e këtij akti të shëmtuar të dalin para drejtësisë.

Ata që janë përgjegjës për sigurinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës duhet të mbrojnë dhe sigurojnë përfaqësuesit e institucioneve.

Në emër të Odës së Avokatëve të Kosovë,

Me respekt,

Osman Havolli, Kryetar