18 July 2020
18.07.2020, Prishtinë – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi, njofton anëtarësinë, se në emër të të gjithë anëtarëve të OAK-së, ka dërguar telegram ngushëllimi Këshillit Gjyqësor të Kosovës, dhe Kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë për ndarjen nga jeta të Gjyqtarit, z. Shashivar Hoti, e poashtu edhe Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, për vdekjen, e Prokurorit, z. Ismet Ukshini.
Në telegramet e ngushëllimit, thuhet se:
Në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tyre.
Oda e Avokatëve të Kosovës dhe i gjithë komuniteti i avokatëve në Republikën e Kosovës vlerëson lartë kontributin e tyre për sistemin e drejtësisë.
Me respekt,
Behar Ejupi, Kryetar
Oda e Avokatëve të Kosovës