05 July 2020
05.07.2020, Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Emin Shkodra.
Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.Avokati, Emin Shkodra u lind në vitin 1937 në fshatin Desivojcë, Komuna e Kamenicës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Zagrebit në vitin 1966, ndërsa provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 11.04.2004 në Prishtinë.
Avokati Emin ushtroi profesionin e avokatit që nga data 20.05.2004 me seli të zyrës në Prishtinë.