KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Komiteti për Legjislacion i OAK-së, mbajti takim online me Komisionin e Venecias

11 May 2020

ekipi

11.05.2020, Prishtinë – Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë, në koordinim me Odën e Avokatëve të Kosovës, ka organizuar një takim virtual-online mes delegacionit të Komisionit të Venecias dhe 3 përfaqësuesëve nga Komiteti për Legjislacion dhe Çështje Normative i OAK-së.

Takimi online u mbajtë sot duke filluar nga ora 14:00, dhe përfaqësues të OAK-së ishin: Av. Naim Rudari – Nënkryetar i OAK-së (njëherit anëtar në Komitetit), Av. Sarandë Beqiri dhe Av. Sevdali Zejnullahu anëtar të Komitetit, ndërsa delegacioni që përfaqësoj Komisionin e Venecias ishte kryesuar nga Mr.Antonio Henriques Gaspar, Mr. Martin Kuijer, Mr. Cesare Pinelli, and Mrs. Silvia Grundmann. Pjesëmarrës poashtu i takimit ishte edhe z. Frank Power, shef i zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë.

Në këtë takim u diskutuan disa çështje që ndërlidhen me sistemin e drejtësisë në Kosovë, me theks të veçantë ofrimi i komenteve lidhur me disa dispozita të Projekt Kodit të Procedurës Penale, përkatësisht:

- Neni 306 – Gjykimi në mungesë, dhe

- Neni 177 – Pezullimi i zyrtarëve nga detyra.