14 May 2020
Prishtinë, 14.05.2020 – U mbajt takimi i parë konstituiv i Komisionit Disiplinor të Odës së Avokatëve të Kosovës, për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit Disiplinor.
Hapja e takimit u bë nga kryetari i OAK-së, z. Behar Ejupi i cili shprehi gatishmërinë e OAK-së, dhe të tij si kryetar, për mbështetje të Komisionit Disiplinor në punën e tyre të paanshme dhe të drejtë.
Qëllimi i takimit të anëtarëve të Komisionit Disiplinor, ishte njohja më për së afërmi rreth zhvillimeve të metutjeshme dhe zgjedhja e Kryetarit të Komisionit Disiplinor të OAK-së,.
Në mesin e dhjetë anëtarëve të Komisionit Disiplinor të OAK-së, kryetar u zgjodh me shumicë votash avokati, Agron Curri me seli të zyrës në Prishtinë.