KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Komisioni për Ankesa mbajti mbledhjen konstituive dhe zgjedhi kryetarin e Komisionit

14 May 2020

ekipi

Prishtinë, 14.05.2020 – U mbajt takimi i parë i anëtarëve të Komisionit për Ankesa të Odës së Avokatëve të Kosovës, me qëllim të konsolidimit, përkatësisht zgjedhjes së kryetarit të Komisionit për Ankesa.

Takimin e hapi kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës Behar Ejupi, i cili theksoi rëndësinë e Komisionit për Ankesa, si organ i shkallës së dytë brenda OAK-së, duke premtuar përkrahje nga ana e tij, nënkryetarit dhe gjithë stafit të Odës, me qëllim të kryerjes së funksionit dhe detyrës konform normativës.

Anëtarët e Komisionit për Ankesa në mënyrë unanime zgjedhën avokatin Daut Rudi nga Kaçaniku, kryetar të Komisionit.