12 June 2020
12.06.2020, Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës, mbajti ceremoninë e betimit solemn, në të cilën, betimin e dhanë 34 Avokatë dhe 57 Praktikantë të avokatisë të sistemuar në zyrat e avokatëve në tërë Republikën e Kosovës.
Avokatët dhe praktikantët, e dhanë betimin para Kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi, i cili udhëhoqi me këtë ceremoni solemne.
Kryetari Behar Ejupi, gjatë ceremonisë së betimit, ju uroi suksese avokatëve dhe praktikantëve të rinjë në rrugëtimin e tyre profesional duke shprehur se avokatia është profesion i lirë dhe fisnik, të cilin avokatët duhet ta ushtrojnë me etikë dhe profesionalizëm.
Në këtë ceremoni solemne poashtu prezent ishin edhe z. Adem Vokshi, ish Kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës, dhe znj. Fehmije Gashi Bytyqi, avokate në Prishtinë, të cilët i’u drejtuan të pranishmëve me një fjalë përshëndetëse duke uruar licencimin në profesionin e avokatit, me porositë më të mira për punë dhe profesionalizëm në sistemin e drejtësisë. Në cilësi të moderatores udhëhoqi znj.Albulena Ukimeraj, Koordinatore e Qendrës Trajnuese për Avokatë.
Oda e Avokatëve të Kosovës, për çdo vit begatohet me juristë respektivisht avokatë dhe praktikantë të rinjë.