KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari i Degës Regjionale në Prishtinë, mbajti takim online me akterë të sistemit të drejtësisë

05 June 2020

ekipi

Më poshtë gjeni njoftimin e dërguar nga Kryetari i Degës Regjionale në Prishtinë, z. Nasuf Hasani, lidhur me takimin e mbajtur online.

Me iniciativë-kërkesë të Angela Maxfield nga OSBE, në cilësinë e Kryetarit të Degës Regjionale në Prishtinë të OAK-së, përmes aplikocionit ZOOM, kisha takim me Kryetarin e Gjykatës së Apelit z. Hasan Shala, Kryetaren e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj. Afërdita Bytyqi, Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale z. Blerim Isufaj, dhe Prokuroren Jehona Grantolli nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Në këtë takim virtual shpjegova se si ka rrjedhë puna tek avokatët nga regjioni në Prishtinë, sfidat gjatë gjendjes së pandemisë, dhe se çka duhet të veprohet në të ardhmen lidhur me punën e avokatëve, veprimataria e të cilëve varet direkt nga gjykatat dhe prokuroritë.

Shpjegova dhe i njoftova përfaqësuesit nga OSBE-ja se kjo gjendje e pandemisë ka qenë sfiduese për avokatët, duke qenë se kurr më parë nuk ishim ballafaquar me këto rrethana, si dhe shpjegova se tek avokatët e regjionit të Prishtinës, kapaciteti i punës së Gjykatave dhe Prokurorisë në mënyrë të përgjysmuar, ka reflektuar direkt në të hyrat e avokatëve.

Në fillim të marsit kur ishin marr masat nga Instituti i shëndetit publik të Kosovës, në një masë të madhe ishte reduktuar edhe puna e gjykatës, respektivisht gjykatësit nuk ishin të pranishëm në Gjykatë. Kjo gjendje u pamundësoi avokatëve t’i nënshkruajnë faturat tek gjykatësit përkatës për shërbimet për muajin shkurt, prandaj i shpreha mirënjohje kryetares së GJTH-Prishtinë znj. Afërdita Bytyqi, që e mundësoj anashkalimin e këtij formaliteti, gjegjësisht faturat për kompensimin e avokatëve për punën EX OFFICIO, u proceduan në gjykatë pa qenë të nënshkruara tek gjykatësit përkatës.

I njfotova të sipërpërmendurit se ka një tendencë për mos pagesë të parashtresave të ndryshme si nga ana e Gjykatës&Prokurorisë, edhe për kundër se avokatët i procedojnë për çështjet dhe rastet e tyre.

Si degë regjinale, menjëhere pas tejaklimit të kësaj pandemie, planifikojmë një Bench Bar, ku do të diskutohen këto probleme të shfaqura.