KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

37 kandidatë i nënshtrohen provimit nga Kodi i Etikës Profesionale

04 June 2020

ekipi

04.06.2020, Prishtinë - Oda e Avokatëve të Kosovës mbajti provimin nga Kodi i Etikës Profesionale për Avokatë, të cilit iu nënshtruan 37 kandidatë. Verifikimi i këtij provimit do të bëhet nga Komisioni vlerësues i OAK-së.

Të drejtën për t’iu nënshtruar këtij testimi e kanë kandidatët që kanë përfunduar Fakultetin Juridik dhe Provimin e Jurisprudencës.

Provimi i Etikës Profesionale ka filluar të organizohet prej vitit 2013 dhe në parim organizohet gjashtë herë në vit, përkatësisht çdo dy muaj. Kandidatët të cilët kalojnë me sukses këtë provim certifikohen dhe evidentohen në librat e posaçëm të Odës së Avokatëve të Kosovës.