KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari z. Behar Ejupi, u prit në takim nga Ministri i Drejtësisë z. Selim Selimi

29 June 2020

ekipi

29.06.2020, Prishtinë, - Kryetari i OAK-së, z. Behar Ejupi së bashku me Nënkryetarin z. Naim Rudari, u pritën në takim nga Ministri i Drejtësisë, z. Selim Selimi, me të cilin diskutuan për prioritetet, sfidat dhe punët e Odës së Avokatëve të Kosovës.

Gjatë këtij takimi, Ministri Selimi tha se është me rëndësi që të fuqizohet dhe mbështetet Oda e Avokatëve dhe në përgjithësi avokatia, meqë ka një rol të madh në mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të qytetarëve dhe sigurimin e barazisë së palëve në procedurë.

Derisa Kryetari Ejupi, falenderoi Ministrin Selimi për mbështetjen e ofruar, ai të njejtin e njoftoj lidhur me problemet dhe sfidat me të cilat përballet avokatia aktualisht, ndërsa theksoi nevojën për thellim të bashkëpunimit, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës ligjore si dhe përfshirjen e avokatëve në të gjitha çështjet në të cilat ata mund të japin kontribut e sidomos në ato çështje ku pjesëmarrja e avokatëve është e domosdoshme si ndryshimi i ligjeve që janë në procedurë siç janë Ligji për Avokatinë, Projekt Kodi i Procedurës Penale etj.

Poashtu, Kryetari i Odës në këtë takim shtroj për diskutim sfidat e avokatëve në raport me Noterinë, ndryshimet e domosdoshme në Ligjin për Procedurën Kontestimore, anëtarin e OAK-së në Komisionin për Provimin e Jurisprudencës dhe një varg çështjesh për të cilat u pajtuan që do të punojnë në të ardhmen, me qëllim të avansimit të mëtejmë të rolit të OAK-së dhe avokatisë në Kosovë.

Në fund, Ministri Selimi dhe Kryetari Ejupi u dakorduan për krijimin e mundësive për koordinim të aktiviteteve me qëllim të zgjidhjes së këtyre sfidave, dhe avansimit të mëtejmë të avokatisë.