KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ndërroj jetë avokati Ali Lajçi nga Peja

05 July 2020

ekipi

05.07.2020, Pejë - Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Ali Lajçi.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet me datë 06.07.2020 në vendlindje, përkatësisht në fshatin Nabërgjana – Pejë.

Avokati, Ali Lajçi u lind në vitin 1952 në fshatin Nabërgjan, Komuna e Pejës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 2002, ndërsa provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 02.01.2010 në Prishtinë.

Avokati Ali ushtroi profesionin e avokatit me seli të zyrës në Pejë.