KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Komiteti për Legjislacion dhe Çështje Normative, mbajti mbledhjen konstituive

04 November 2020

ekipi

04.11.2020, Prishtinë – Komiteti për Legjislacion dhe Çështje Normative i Odës së Avokatëve të Kosovës, mbajti mbledhjen konstituive, në të cilën anëtarët e Komitetit me shumicë votash zgjodhën avokatin nga Prishtina z. Florin Lata, Kryetar të këtij Komiteti, ndërsa Nënkryetare e Komitetit u zgjodh znj. Albana Kelmendi avokate në Prishtinë.

Komiteti për Legjislacion dhe Çështje Normative, përbëhet nga avokatët: Florin Lata– Prishtinë, Albana Kelmendi – Prishtinë, Ardit Latifi – Gjilan, Avni Leci – Prishtinë, Bekim Sfishta – Podujevë, Besnik Beqiri – Prishtinë, Egzon Doli – Gjakovë, Labinot Berisha – Prizren, Qendresa Muriqi-Mekaj – Pejë, Valon Mehmeti – Mitrovicë dhe Xhemajl Ahmeti – Ferizaj.

Mbledhjen e këtij Komiteti e hapi Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës z. Behar Ejupi i cili uroj anëtarët për themelimin e Komitetit nga Këshilli Drejtues, duke shprehur gatishmërinë për përkrahjen e pakursyer të OAK-së në arritjen e objektivave dhe synimeve të Komitetit.

Konform Rregullorës për Organizimin dhe Punën e Komiteteve, monitorues i këtij Komiteti do të jetë Nënkryetari i OAK-së z. Naim Rudari, njëherit anëtar i Këshillit Drejtues.

Komiteti për Legjislacion dhe Çështje Normative, diskutoj lidhur me aktivitetet për këtë vit, objektivat e Komitetit, përcaktimin e dinamikës së punës, përgatitjen përkatësisht përpilimin e planit të punës dhe planit të buxhetit për vitin 2021 si dhe çështje tjera.

Anëtarët diskutuan nevojën për rishikimin dhe shqyrtimin e akteve të përgjithshme të Odës, duke filluar nga Statuti i OAK-së dhe Rregulloreve tjera, si dhe shqyrtimin e ligjeve apo paraqitjen e komenteve për projektligjet me interes për avokatinë.

Anëtarët e këtij Komiteti u pajtuan që të mbahen mbledhje të rregullta mujore, përkatësisht të premten e parë të çdo muaji, duke filluar nga ora 15:30.