04 August 2020
04.08.2020, Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës, mbajti ceremoninë e betimit solemn, në të cilën, betimin e dhanë 9 Avokatë dhe 26 Praktikantë të avokatisë të sistemuar në zyrat e avokatëve në tërë Republikën e Kosovës.
Avokatët dhe praktikantët, e dhanë betimin para Kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi, i cili udhëhoqi me këtë ceremoni solemne.
Kryetari Behar Ejupi, gjatë ceremonisë së betimit, ju uroi suksese avokatëve dhe praktikantëve të rinjë në rrugëtimin e tyre profesional duke shprehur se avokatia është profesion i lirë dhe fisnik, të cilin avokatët duhet ta ushtrojnë me etikë dhe profesionalizëm.
Kryetari Ejupi u zotua se ai dhe Oda e Avokatëve të Kosovës do të jetë afër avokatëve duke i përkrah ata në interesa të përbashkëta, me qëllim të përmbushjes së misionit të OAK-së dhe rolit të saj në përmirësimin e sistemit të avokatisë në Kosovë, duke theksuar se avokati duhet të ketë dinjitet dhe të jetë gjithmonë profesional dhe etik karshi të gjitha institucioneve në Kosovë e në veçanti sistemit gjyqësor .
Oda e Avokatëve të Kosovës, për çdo vit begatohet me juristë respektivisht avokatë dhe praktikantë të rinjë, ashtu që tani Oda numron 1081 avokatë dhe 256 praktikantë.