KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Komiteti për Planifikim Strategjik, mbajti mbledhjen konstituive

05 November 2020

ekipi

05.11.2020, Prishtinë – Komiteti për Planifikim Strategjik i Odës së Avokatëve të Kosovës, mbajti mbledhjen konstituive, në të cilën anëtarët e Komitetit me shumicë votash zgjodhën avokatin nga Ferizaj z. Gazmend Rexhepi, Kryetar të këtij Komiteti, ndërsa Nënkryetar i Komitetit u zgjodh z. Visar Haxhibeqiri avokat në Prishtinë.

Komiteti për Planifikim Strategjik, përbëhet nga avokatët: Gazmend Rexhepi – Ferizaj, Visar Haxhibeqiri – Prishtinë, Betim Shala – Prishtinë, Dardane Ismajli – Mitrovicë, Hysen Berisha [- Prishtinë, Ilir Shaqiri – Gjilan, Mentor Bogaj – Prishtinë, Merita Binakaj – Pejë dhe Yll Bokshi – Gjakovë.

Mbledhjen e këtij Komiteti e hapi Nënkryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës z. Naim Rudari i cili uroj anëtarët e Komitetit për përzgjedhjen dhe konstituimin e Komitetit, duke e cilësuar si shumë të rëndësishëm, dhe poashtu ofroi gatishmërinë për përkrahjen e pakursyer të OAK-së në arritjen e objektivave dhe synimeve të Komitetit.

Konform Rregullorës për Organizimin dhe Punën e Komiteteve, monitorues i këtij Komiteti do të jetë Kryetari i Degës Regjionale të OAK-së në Ferizaj, z. Fitim Shabani, njëherit anëtar i Këshillit Drejtues.

Komiteti për Planifikim Strategjik, diskutoj lidhur me aktivitetet për këtë vit, objektivat e Komitetit, përcaktimin e dinamikës së punës, përgatitjen përkatësisht përpilimin e planit të punës dhe planit të buxhetit për vitin 2021 si dhe çështje tjera.

Anëtarët diskutuan nevojën për rishikimin dhe shqyrtimin e akteve të përgjithshme të Odës, duke synuar një fillim të mbarë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për punë sepse nëpërmjet këtij Komiteti synohet të shkruhet strategjia e zhvillimit të OAK-së.