KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari i Odës, z. Behar Ejupi vizitoj Shërbimin Korrektues të Kosovës, dhe u prit në takim nga Drejtori i Përgjithshëm, z. Nehat Thaçi

02 September 2020

ekipi

02.09.2020, Prishtinë – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi, së bashku me nënkryetarin e Odës, z. Naim Rudari dhe kryetarin e Degës Regjionale të Prishtinës, z. Nasuf Hasani, vizituan Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe u pritën në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Nehat Thaçi me bashkëpunëtorë.

Në takim, u diskutua rreth sfidave dhe çështjeve me rëndësi për avokatët dhe institucionet korrektuese e veçmas në kohën e pandemisë së Covid-19.

Kryetari, z. Ejupi, kërkoi që në varësi të situatës dhe konform rekomandimeve dhe udhëzimeve për mbrojtje nga pandemia e virusit Corona, të mundësohet qasja më e lehtë për avokatët në institucionet korrektuese.

Poashtu u kërkua që të zgjatet orari i vizitave në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, lehtësimin e vizitave në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc, lehtësimin e procedurave përvizita të avokatëve edhe në Qendrën Korrektuese në Dubravë. U biseduan edhe shumë çështje tjera me rëndësi.

Drejtori, z. Thaçi, i njoftoi të pranishmit lidhur menaxhimin dhe masat e mara në parandalimin e pandemisë në institucionet korrektuese dhe atyre të paraburgimit, si dhe mbi gjendjen aktuale në përgjithësi në institucionet korrektuese. I njejti theksoi se do të shqyrtoj kërkesat e OAK-së, derisa premtoj se do të angazhohet për përmbushjen e këtyre kërkesave.

Në fund të takimit, të dyja palët u pajtuan që të vazhdohet me bashkëpunimin dhe komunikimin e rregullt ndërinstitucional, me qëllim të identifikimit dhe avancimit të të gjitha çështjeve, të cilat janë me rëndësi për të dyja institucionet.