02 October 2020
02.10.2020, Ferizaj – Kryesia e Degës Regjionale në Ferizaj, mbajti mbledhje me avokatët e degës së saj.
Në këtë mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
· Zyra e Avokatëve në Gjykatën Themelore në Ferizaj;
· Diskutime për rrethanat e krijuara nga Pandemia Covid-19;
· Temat për trajnimet e OAK dhe
· Të ndryshme;
Në këtë mbledhje u diskutuan çështje të ndryshme, që kanë të bëjnë me vështirësitë në të cilat janë duke u ballafaquar avokatët tash e sa kohë për shkak të Pandemisë së Covid-19, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë ushtrimit të profesionit të avokatit.
Kryetari i Degës, z. Shabani, theksoj se do të punohet me përkushtim për përmirësimin e pozitës së avokatit karshi të gjitha institucioneve tjera.