KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK në bashkëpunim me OSBE-në, mbajtën trajnimin 4 ditor me temë; “Mbrojtja nga avokati: Përgatitja e lëndës dhe aftësitë gjykuese të avokatëve mbrojtës penalistë”

13 October 2020

ekipi

13.10.2020, Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës, në bashkëpunim me OSBE-në në Kosovë, organizuan dhe mbajtën trajnimin 4 ditor, përkatësisht nga datat 06, 07, 12 dhe 13 tetor me temën: “Mbrojtja nga avokati: Përgatitja e lëndës dhe aftësitë gjykuese të avokatëve mbrojtës penalistë”.

Në këtë trajnim morën pjesë, avokatët e dy gjeneratave të fundit të licensuar në OAK.

Hapja e trajnimit u bë nga Kryetari i OAK-së, z. Behar Ejupi dhe znj. Kavya Rajan, Drejtoreshë e Departamentit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete, nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Në këtë trajnim ligjëruan: z. Mark Miller – Prokuror Federal, Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Simon Clements – Avokat dhe ish Kryeprokuror i Kurorës, z. Mark Dixon – Konsulent i OSBE dhe znj. Rachel Rushby – Zyrtare e lartë ligjore në OSBE, e poashtu edhe avokatët, z. Arlind Jupolli dhe z. Florin Vërtopi.

Në ditën e parë avokatët ndjekën trajnimin lidhur me “Provat dhe kuptimi i hetimeve policore”, në ditën e dytë u diskutua për “Përfaqësimin e të dyshuarëve nën hetim” për të vazhduar me ditën e radhës lidhur me temën rreth “Analiza e provave dhe përgatitja e lëndës nga mbrojtësi” si dhe në ditën e fundit të trajnimit, u shtrua tema lidhur me “Mbrojtjen”. Poashtu u ligjëruan temat lidhur me “Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit (seancat në procedurë paraprake lidhur me paraburgimin” dhe “çështjet etike dhe Kodi i Etikës”.

Pjesëmarrësit vlerësuan lartë këtë trajnim, dhe poashtu të njejtit përfituan profesionalisht por edhe përvoja të mira nga ligjëruesit.

Kryetari z. Behar Ejupi, në përmbyllje të punimeve të trajnimit, theksoj se Oda e Avokatëve të Kosovës, do të jetë e hapur për anëtarësinë e saj duke ofruar mundësi për secilin anëtar, që të jetë prezent në eventet e saja, poashtu tha se për OAK-në është shumë e rëndësishme organizimi dhe mbajtja e sa më shumë trajnimeve të tilla, derisa falenderoj OSBE-në për mbështetjen e ofruar për OAK-në dhe organizimin e përbashkët të kësaj ngjarje.

Pjesëmarrësve në fund të trajnimit i’u ndanë edhe certifikata.