KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ndërroj jetë avokati Fatmir Bajraktari nga Ferizaj

20 October 2020

ekipi

20.10.2020, Ferizaj – Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Fatmir Bajraktari.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, me datë 21.10.2020 në ora 13:00, në fshatin Begracë – Komuna e Kaçanikut.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Avokati, Fatmir Bajraktari u lind në vitin 11.07.1959 në fshatin Begracë – Komuna e Kaçanikut. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1983, ndërsa provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 26.04.1989 në Prishtinë. Gjatë viteve 1983-1987 kishte punuar në Komunën e Kaçanikut, për të vazhduar më tej për katër vite ushtrimin e funksionit të gjyqtarit të Gjykatës Komunale në Kaçanik.

Avokati Fatmir ushtroi profesionin e avokatit që nga data 02.06.1997 me seli të zyrës në në Kaçanik, për të vazhduar nga viti 2000 në Ferizaj.