26 October 2020
26.10.2020, Prizren – Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Engjëll Çeta.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, me datë 27.10.2020 në ora 14:00, në varrezat e Prizrenit
Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.
Avokati, Engjëll Çeta u lind më 20.03.1944 në Komunën e Prizrenit. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Beogradit, ndërsa provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 01.02.1973 në Prishtinë. Gjatë karrierës së tij profesionale, z. Çeta kishte punuar në Kuvendin Komunal në Prizren për 4 vite, për të vazhduar më tej si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prizren për 2 vite, gjyqtar në Gjykatën e Supreme të Kosovës për 2 vite, avokatë 23 vite dhe 11 vite para pensionimit punoj si gjyqtar i Gjykatës së Qarkut në Prizren.
Avokati Engjëll, pas pensionimit ushtroi profesionin e avokatit që nga data 05.10.2010 me seli të zyrës në Prizren.