KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Komiteti për Çështje Gjinore, mbajti mbledhjen konstituive

04 November 2020

ekipi

04.11.2020, Prishtinë – Komiteti për Çështje Gjinore i Odës së Avokatëve të Kosovës, mbajti mbledhjen konstituive, në të cilën anëtarët e Komitetit me vota unanime zgjodhën avokaten nga Prishtina znj. Lendita Keqekolla-Gashi, Kryetare të këtij Komiteti, ndërsa Nënkryetar i Komitetit u zgjodh znj. Blerina Dërmaku avokate në Gjilan.

Komiteti për Çështje Gjinore, përbëhet nga avokatet: Lendita Keqekolla-Gashi – Prishtinë, Blerina Dërmaku – Gjilan, Arbnora Shefkiu – Ferizaj, Dafina Osmani – Prishtinë, Fitore Ahmeti – Mitrovicë, Kimete Gashi – Prishtinë, Marigona Lajçi – Prishtinë, Nadire Hoxha – Therandë dhe Venera Gashi – Pejë.

Mbledhjen e këtij Komiteti e hapi Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës z. Behar Ejupi i cili uroj anëtarët për themelimin e Komitetit nga Këshilli Drejtues, duke shprehur gatishmërinë për përkrahjen e pakursyer të OAK-së në arritjen e objektivave dhe synimeve të Komitetit.

Konform Rregullorës për Organizimin dhe Punën e Komiteteve, monitorues i këtij Komiteti do të jetë z. Teuta Zhinipotoku, Nënkryetare e Degës Regjionale në Prishtinë.

Komiteti për Çështje Gjinore, diskutoj lidhur me aktivitetet për këtë vit, objektivat e Komitetit, përcaktimin e dinamikës së punës, përgatitjen përkatësisht përpilimin e planit të punës dhe planit të buxhetit për vitin 2021, mundësinë e organizimit të një ekskursioni për avokatët femra si dhe çështje tjera.

Anëtaret e këtij Komiteti u pajtuan që të caktohet së shpejti mbledhja e ardhshme, me qëllim të realizimit të aktiviteteve për këtë vit, si dhe hartimin e planit të punë dhe projekt buxhetit për vitin 2021.