KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Komiteti për Praktikantë, mbajti mbledhjen konstituive

05 November 2020

ekipi

05.11.2020, Prishtinë – Komiteti për Praktikantë i Odës së Avokatëve të Kosovës, mbajti mbledhjen konstituive, në të cilën anëtarët e Komitetit me vota unanime zgjodhën avokaten nga Prishtina znj. Sahara Duriqi, Kryetare të këtij Komiteti, ndërsa Nënkryetar i Komitetit u zgjodh z. Taulant Broqi avokat në Pejë.

Komiteti për Praktikantë, përbëhet nga avokatet: Sahara Duriqi – Prishtinë, Taulant Broqi – Pejë, Bashkim Mehana – Mitrovicë, Berhil Shasivari – Prizren, Besmir Rrahmani – Ferizaj, Bledar Gashi – Prishtinë, Eset Berisha – Prishtinë, Samedin Cena – Prishtinë, dhe Taulant Aliu – Viti.

Mbledhjen e këtij Komiteti e hapi Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës z. Behar Ejupi i cili uroj anëtarët për themelimin e Komitetit nga Këshilli Drejtues, duke shprehur gatishmërinë për përkrahjen e pakursyer të OAK-së në arritjen e objektivave dhe synimeve të Komitetit.

Konform Rregullorës për Organizimin dhe Punën e Komiteteve, monitorues i këtij Komiteti do të jetë z. Blerim Ademaj, Kyetar i Degës Regjionale në Pejë, njëherit anëtar i Këshillit Drejtues.

Komiteti për Praktikantë, diskutoj lidhur me aktivitetet e mundshme për këtë vit, objektivat e Komitetit, përcaktimin e dinamikës së punës, përgatitjen përkatësisht përpilimin e planit të punës dhe planit të buxhetit për vitin 2021 si dhe çështje tjera.

Anëtarët e këtij Komiteti u pajtuan që të caktohet së shpejti mbledhja e ardhshme, me qëllim të realizimit të aktiviteteve për këtë vit, si dhe hartimin e planit të punë dhe projekt buxhetit për vitin 2021.