KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ndërroj jetë avokati Tefik Sylejmani nga Ferizaj

04 December 2020

ekipi

04.12.2020, Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Tefik Sylejmani.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, me datë 04.12.2020 në fshatin Brod, Komuna e Shtërpcës, pas faljes së namazit të Xhumasë.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqëve dhe kolegëve të tij.

Avokati, Tefik Sylejmani u lind më 07.05.1964 në fshatin Brod, Komuna Shtërpcë. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës me datë 26.11.1990, ndërsa provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 03.07.2004 në Prishtinë. Nga viti 2008 e deri në vitin 2019 ka punuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit në cilësinë e anëtarit të OSHP-së.

Avokati Tefik ushtroi profesionin e avokatit që nga data 27.04.2019 me seli të zyrës në Prishtinë.