KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryesia e Degës Regjionale në Prishtinë, priti në takim njësitin e Ushtrisë Amerikane, nga Kampi Bondsteel në Kosovë

15 December 2020

ekipi

15.12.2020, Prishtinë – Kryesia e Degës Regjionale të OAK-së në Prishtinë, realizoi takimin me njësitin e Ushtrisë Amerikane nga Kampi Bondsteel në Kosovë.

Në këtë takim u diskutua lidhur me organizimin e trajnimeve për avokatët e Degës së OAK-së në Prishtinë. Pjesëmarrësit u dakorduan që të organizojnë trajnime, me ç’rast ligjërues të trajnimeve do të jenë pjestarë të Ushtrisë Amerikane.

Në ditët në vijim, do të përzgjedhen temat që do të jenë objekt i këtyre trajnimeve.