KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Parimet dhe praktikat më të mira të gjyqësisë strategjike - Gjilan

19 December 2015

ekipi

Gjilan, 19.12.2015 - Qendra Trajnuese për Avokatë në bashkëpunim me organizatën Public International Law and Policy Group (PILPG), në kuadër të Programit për Arsimim të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar (AVLO), ka organizuar seminar me temën: “Parimet dhe praktikat më të mira të gjyqësisë strategjike”, në të cilën është mbajtur në restaurant “Bujana”, në Gjilan.

Numri i avokatëve të pranishëm në këtë seminar ka qenë: 37

Ligjërues të këtij seminari ishin Michael Kovaka, avokat dhe ish-udhëheqës i organizatës së PILPG në Kosovë, si dhe Artan Qerkini, avokat.

Këta ligjeruan lidhur me rolin e të drejtës ndërkombëtare në gjyqësinë strategjike, për pjesmarrjen e palës së tretë – Amicus Curiae, dhe për avokimin dhe gjyqësinë strategjike.

Në këtë seminar avokatët pjesëmarrës kanë fituar 5 Kredi AVLO